
Screenshot
KF Tirana ka zyrtarizuar rikthimin e Orges Shehit në krye të pankinës bardheblu.
Klubi nga kryeqyteti ka bërë të ditur se Shehi do ta drejtojë skuadrën deri në fund të këtij sezoni, duke rikthyer në stol një trajner që më herët ka shkruar histori me Tiranën.
Nën drejtimin e tij, bardheblutë arritën suksese të mëdha, përfshirë titullin kampion në elitën e futbollit shqiptar, fitimin e Superkupës së Shqipërisë, si dhe ndërtimin e një identiteti të fortë bardheblu me mentalitet fitues.
Rikthimi i Shehit shihet si një lëvizje e rëndësishme nga ana e klubit, në synimin për të mbyllur sezonin me rezultate pozitive dhe për të rikthyer stabilitetin në skuadër.
Vrasja e të riut në Prishtinë, Prokuroria siguron pamjet nga...
Nis fushata për zgjedhjet e parakohshme, KQZ tregon rregulla...
Shisnin drogë pranë shkollave në Durrës, ekzekutohen masat e...
Vdes zyrtarja policore, Policia shpreh ngushëllime
Gjashtëmbëdhjetë nxënës të vrarë në zjarr në një shkollë në ...
Maran zbardh listën e Shqipërisë për miqësoret e qershorit