Napoli ka kërkuar që dy ndeshjet e Kupës së Italisë që do të zhvillohen të mërkurën dhe të enjten të shtyhen për në muajin maj.
“Napolitanët” duan që të mërkurën të zhvillohet ndeshja mes Juventus e Inter, që duhej zhvilluar të dielën, por u shty për shkak të Koronavirusit.
Shefi i Napolit, Nicola Lombardo për Radio Kiss Kiss ka thënë se do të ishte më e drejtë që përballja Juventus – Inter të luhet të mërkurën.

“Jemi duke pasur probleme me Koronavirus, por industria e futbollit duhet të mbrohet. Do të ishte më e drejtë që ndeshja Juventus – Inter të zhvillohet të mërkurën, ndërsa dy ndeshjet e Kupës së Italisë do shtyhen për në maj”.
Kujtojmë që pesë ndeshjet që duhej zhvilluar në vikend janë shtyrë për shkak të Koronavirusit, i cili është duke shkaktuar probleme të mëdha në Itali, ku ka më shumë se 1100 çështje të konfirmuar dhe 29 të vdekur./arbresh.info.