Moti i vranët dhe me shi ka bërë që Policia e Kososovës të dalë me apel kujdesi për shoferët në vend.
Thirrja e policisë:
APEL: KUJDES TË SHTUAR GJATË NGASJES NGA RESHJET E SHIUT!
Bazuar në situatën e tanishme, ku kemi ndryshim të kushteve atmosferike dhe reshje të shiut, Policia e Kosovës apelon tek të gjithë pjesëmarrësit në trafik, në veçanti shoferët e automjeteve, për kujdes të shtuar gjatë ngasjes.
Shoferët luten të:
përshtatin shpejtësinë me kushtet atmosferike dhe gjendjen e rrugës,
mbajnë distancën e nevojshme mes mjeteve,
ngadalësojnë lëvizjen në rrugë të lagështa nga reshjet e shiut, ku mund të ketë rrëshqitje.
📢 Policia e Kosovës apelon për sigurinë në trafik!
🌧️ Kushtet aktuale atmosferike:
Reshjet e shiut krijojnë vështirësi në qarkullimin rrugor dhe rrisin rrezikun e aksidenteve.
🚗 Këshilla për shoferët:
📏 Mbani distancën e sigurisë mes mjeteve.
⚠️ Përshtatni shpejtësinë me kushtet e rrugës.
🛑 Ngadalësoni gjatë ngasjes në rrugë të lagështa nga shiu.
✅ Siguria juaj është prioritet!
Kujdesi i shtuar ndihmon në shmangien e aksidenteve dhe në ruajtjen e jetës.
Gruda thotë se Limaj nuk ka bërë kërkesë për t’u bashkuar me...
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës