Milani edhe zyrtarisht ka njoftuar për shkarkimin e trajnerit Paulo Fonseca përmes një komunikate zyrtare në rrjetet sociale.
“AC Milan njofton se Paulo Fonseca është liruar nga detyrat e tij si trajner i ekipit të parë”.
“Klubi dëshiron të shpreh mirënjohjen e saj për Paulon për profesionalizmin e tij të madh dhe i uron atij më të mirën në të ardhmen”, thuhej në njoftimin e Milanit.
Fonseca tashmë e kishte konfirmuar edhe vet personalisht pas përfundimit të ndeshjes me Romën se ajo sfidë ishte fundi i aventurës për të në Itali.
Ai kishte kontratë me Milanin deri në 2026, me opsionin e vazhdimit deri në 2027, por sipas Sky Sport, marrëveshja e tij me ‘Rossonerët’ do të shkëputet në fund të sezonit.
Bashkëvendësi i Fonsecas, Sergio Conceicao pritet të zbarkojë gjatë ditës së sotme në Milano për të nënshkruar një kontratë gjashtë mujore me opsionin edhe për një sezon tjetër.
Pas barazimit të mbrëmshëm ndaj Romës, Milani renditet në pozitën e tetë në Serie A me 27 pikë, tetë larg top katërshes, por me një ndeshje më pak të luajtur./Telegrafi/
Sandulloviq: Betimi i kryetarëve në veri, njohje e Kosovës s...
Banorët mahniten me gatimet e “Labinotit të ri”, Benita i vë...
Stafi dhe turistët mes 25 të vrarëve në zjarrin e një klubi ...
56 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
Kallas: SHBA dhe Evropa duhet të qëndrojnë të bashkuara
Angela Martini rrëfen ‘puthjen’ me Donald Trump dhe divorcin...