Dhjetra qytetarë protestuan sot në hyrje të Rugovës, kundërshtuar vendimin e ministres së Mjedisit, Fitore Pacolli, për ndalimin e aktiviteteve ndërtimore në Parqet Kombëtare “Bjeshkët e Nemuna” dhe “Sharri”.
Protestuesit kërkuan rishqyrtim dhe më shumë sqarime, duke argumentuar se ky vendim ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin dhe investimet në këto zona.
Ministrja Pacolli bëri të ditur se me vendimin e ri ndalohet çdo aktivitet ndërtimor pa leje brenda parqeve kombëtare, si dhe qarkullimi i mjeteve që transportojnë materiale ndërtimore ose makineri të rënda pa autorizim të posaçëm.
Ajo theksoi se ky është një hap i domosdoshëm për rikthimin e ligjshmërisë dhe mbrojtjen e zonave të mbrojtura, dhe se institucionet do të kujdesen për zbatimin e plotë të vendimit.
Ekstradohet nga Franca në Kosovë i dyshuari për vrasje në te...
Vazhdon gjykimi për spiunazh ndaj Jelena Gjukanoviqit
Hegseth i kërkon shefit të shtabit të ushtrisë amerikane të ...
Sot mblidhet Qeveria “Kurti 3”, shqyrtohen masat...
Seancë e jashtëzakonshme në Kuvend për shtrenjtimin e naftës...
E premtja me mot të vranët dhe reshje shiu, temperatura deri...