Milani zyrtarisht ka konfirmuar se Nikola Kalinic është shitur në formë të përhershme te Atletico Madridi.
Sulmuesi kroat iu bashkua “Rossonerëve” nga Fiorentina verën e kaluar, por pas një sezoni të vështirë, lojtari nuk ishte më pjesë e kërkesave, transmeton portali arbresh.info.
“AC Milani ju njofton për shitjen e menjëhershme të lojtarit Nikola Kalinic te Atletico Madridi”, konfirmon klubi në një deklaratë të lëshuar në faqen zyrtare.
“Klubi falënderon lojtarin për profesionalizmin që e ka shfaqur gjithmonë në fanellën e Milanit, ndërkohë që i uron kënaqësi sportive gjatë gjithë karrierës”
Tarifa e transferimi nuk është zbuluar, por në të kaluarën është raportuar se Kalinic mund të largohej për 15 milionë euro.
Atletico ka konfirmuar se lojtari ka nënshkruar kontratë tri vjeçare./arbresh.info/
Official Statement: Nikola Kalinic ⬇https://t.co/WUWLjuKUjA
— AC Milan (@acmilan) August 9, 2018
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...