Milan zyrtarisht ka konfirmuar nënshkrimin me mbrojtësin e Wolfsburgut Ricardo Rodriguez deri në qershor të vitit 2021 në një marrëveshje që besohet se vlen rreth 18 milionë euro.
Mbrojtësi zviceran përfundoi me sukses testimet mjekësore mbrëmjen e së martës, transmeton portali arbresh.info.
“Dua të falënderoj Wolfsburgun, të gjithë tifozët tanë, kolegët në skuadrën time dhe të gjithë punonjësit për një kohë të paharrueshme dhe shumë të suksesshme”, tha Rodriguez për faqen zyrtare të Wolfsburgut.
“Së bashku ne kemi përjetuar dhe arritur shumë. Jam zhvilluar këtu si një lojtar, si një person gjithashtu dhe jam ndierë gjithmonë shumë mirë këtu”
“Megjithatë, tani është koha për mua që të marr një hap tjetër në karrierën time. Milan është një skuadër e madhe dhe një sfidë e re dhe e madhe për mua”
“Jam shumë mirënjohës për ata që janë përgjegjës në Wolfsburg që më lejuan mua këtë ndryshim”, përfundoi ai./arbresh.info
https://twitter.com/acmilan/status/872868600943718401
https://twitter.com/acmilan/status/872865556776570881
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...