Futbollisti me prejardhje nga Kosova, Mërgim Berisha ka ndërruar ambient.
Ai ditën e sotme është bërë zyrtarisht lojtari i Augsburgut, shkruan Arbresh.info.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë kjo skuadër përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Sulmuesi u transferua në formë huazimi deri në fund të sezonit. 26-vjeçari do ta bart numrin 37 në fanellë.
Berisha ka bërë karrierë edhe më përpara tek Augsburgu ku në sezonin 2022/23 djersiti fanellën e këtij klubi dhe shënoi nëntë gola dhe katër asistime.
Deri më tani këtë sezon ai nuk ka gjetur hapësira të mëdha tek Hoffenheimi dhe ka shënuar vetëm një gol dhe një asistim në 11 ndeshje sa është paraqitur në Bundesligë./Arbresh.info
Kurti pret delegacionin amerikan, kërkon mbështetje për anët...
SHBA-të kanë vendosur sanksione ndaj Iranit për gati 50 vjet
Ushtarë amerikanë të KFOR-it takojnë përfaqësues të KOK-ut, ...
Holanda publikon listën për Kupën e Botës
Abdixhiku vlerëson rolin e BIK-ut gjatë vizitës te Myftiu Të...
Milan afër ta emëroj trajnerin e ri, Ibrahimovic është takua...