Manchester United ka prezantuar zyrtarisht Lisandro Martinezin edhe pse transferimi nga Ajaxi ishte kompletuar ditë më parë.
Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2027 me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër.
“Lisandro Martinez ka kompletuar transferimin e tij nga Ajax te Manchester United, duke nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër”, thuhet në njoftimin e Djajve të Kuq.
“Mbrojtësi ka bërë 177 paraqitje për klubin në karrierë dhe është një përfaqësues i Argjentinës”.
“Ai ka fituar trofe të shumtë, duke përfshirë Kupën e Amerikës 2021 me vendin e tij dhe dy tituj të Eredivisie me Ajax”, shton më tej njoftimi i Manchester United. /arbresh.info/
? Feel the fire.
? @LisandrMartinez is ready to bring the heat to United.#MUFC
— Manchester United (@ManUtd) July 27, 2022
Sa gjumë na nevojitet për rregullimin e sheqerit në gjak?
Trump: Djali i Khameneit është “peshë e lehtë” p...
Nëse zgjoheni të lodhur, ky zakon është po aq i fuqishëm sa ...
Kosova ka më shumë shanse për në Kupën e Botës sesa shumë ko...
U zgjodh Lider Suprem i Iranit pas vrasjes së të atit, kush ...
Kryeministri i Katarit: Sulmet e Iranit ndaj vendeve të Gjir...