Zyrtare: Lyon konfirmon transferimin e Xherdan Shaqirit

23:10 | 22 Gusht 2021

Lyon ka konfirmuar marrëveshjen me Liverpool për sulmuesin Xherdan Shaqiri.

Shqiptari do t’i bashkohet skuadrës franceze ku do nënshkruajë kontratë trevjeçare.

“Marrëveshje me Liverpool për arritjen e Xherdan Shaqirit.

Lyon është i lumtur që më në fund ka arritur marrëveshje me Liverpool për mesfushorin Xherdan Shaqiri, që tregoi vetën kundër Francës në “Euro 2020”, shkruhet në komunikatë.

Ky transferim do kushtojë plotë 12 milionë euro, derisa kosovari do udhëtojë në ditët e ardhshme në Lyon për t’i kryer testet mjekësore./Lajmi.net/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara