Futbollisti kolumbian Luis Diaz edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Bayern Munich.
Lajmi është bërë i ditur përmes një postimië në rrjetin social X-(ish-Twitter), të klubit gjerman, shkruan Arbresh.info.
Diaz ka nënshkruar një kontratë katër vjeçare me klubin gjerman.
Lucho ist hier! 🔴⚪️
Der #FCBayern verpflichtet Luis Díaz. ✍️
🔗 https://t.co/fzsF9y6Gzw#MiaSanMia #ServusLuis pic.twitter.com/PsAADTzb5P
— FC Bayern München (@FCBayern) July 30, 2025
Liverpooli e ka falënderuar Diazin për kontributin e dhënë gjatë tri vite e gjysmë me klubin.
“Diaz tani nis një kapitull tjetër në karrierën e tij me përfundimin e një transferimi të përhershëm në Bundesliga me Bayernin”.
“Të gjithë në Liverpool FC e falënderojnë Luisin për të gjitha kontributet e tij gjatë kohës së tij në klub dhe i urojnë më të mirat për të ardhmen”, shkruhet ndër të tjera në njoftimin e Liverpoolit.
Diaz iu bashkua Liverpoolit në vitin 2022 nga Porto, ku luajti gjithsej 148 ndeshje me ta, dhe shënoi 41 gola e 23 asistime.
Ai me “The Reds” fitoi Ligën Premier edicionin që lamë pas me këtë klub, gjithashtu triumfoi një herë në Fa Cup, pati edhe një Community Shield dhe dy Carabao Cup./Arbresh.info
OVL e dorëzon në Speciale peticionin kundër ‘‘padrejtësisë q...
Gjyqi ndaj bandës së Laert Haxhisë, Noziy dhe babai i tij pa...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, Prokuroria del me detaje
Simeone sulmoi ashpër drejtorin sportiv të Arsenalit
Bellingham dhe Huijsen “ringjallen” në Real Madrid pas paraq...
Gjenden eshtra të dy personave në Mitrovicë të Jugut, dyshoh...