Landrit Rama është transferuar tek skuadra e Llapit.
26-vjeçari ka qenë lojtar i Vushtrrisë dhe luan si qendërmbrojtës teksa lajmin për transferimin e Landritit e ka bërë të ditur, Llapi përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Ai ka nënshkruar një kontratë për tre vitet e ardhshme me llapjanët.
Rama është bashkuar me klubin dhe ka përfunduar gjitha përgatitjet para-sezonale, teksa do jetë i gatshëm të paraqitet qysh nga ndeshja e parë për Kupë ndaj Trepçës ’89.
Ai u shpreh i lumtur me trasnferimit e tij tek llapjanët.
“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar me Llapin. Pas interesimit të klubit në veçanti Drejtorit Sportiv, Mentor Zhdrella dhe kryetrajnerit Tahir Batatina, nuk e kisha fare të vështirë të vendos. Të gjithë në klub më kanë pritur jashtëzakonisht mirë si trajnerët, stafi dhe bashkëlojtarët për çka u jam falenderues. Objektivat e klubit janë të qarta, klubi ka synim trofetë dhe unë jam i gatshëm t’iu shërbej ngjyrave bardhekaltër në arritjen e këtyre objektivave”, ka deklaruar Rama për faqen zyrtare të klubit.
Rama është transferimi i parë i klubit të Llapit në afatin kalimtar të janarit./Arbresh.info/
Hamza: Një prej vendimeve të para do të jetë rritja e pagave...
Osmani ngushëllon familjen Gashi për vdekjen e boksierit Naz...
Koreja e Jugut me notë proteste pas inkursionit nga Kina dhe...
Dështon seanca fillestare për rastin e rezervave shtetërore,...
Nis seanca për rastin e rezervave shtetërore, mungon Rozeta ...
Kapen drogë, armë, bizhuteri dhe 29 mijë euro në Portin e Du...