Llapi dhe sulmuesi i krahut të djathtë, Erduan Smajli kanë arritur marrëveshje bashkëpunimi.
20-vjeçari vjen nga Superiorja e Shqipërisë, ku u paraqit për skuadrën e Kukësit, teksa është rritur dhe formuar tek ekipi zviceran, Young Boys.
“Është kënaqësi për mua t’i bashkohem një klubi shumë të organizuar dhe me futbollistë shumë cilësor. Mikpritja ka qenë shumë e mirë si nga trajnerët ashtu edhe nga bashkëlojtarët”.
“Po më pëlqen ambienti dhe puna që po bëhet dhe na mbetet që të punojmë dhe t’i arrijmë objektivat e klubit”, është prononcuar për faqen zyrtare të klubit, sulmuesi Smajli me rastin e prezantimit të tij./Arbresh.info/
Dita Ndërkombëtare e Arsimit, BE ka investuar 3.7 miliardë e...
Aksident tragjik në Elbasan: Shoferi i dehur përplas një pem...
Opozita proteston sot në Tiranë, masa të rrepta sigurie dhe ...
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...