Llapi ka njoftuar për transferimin më të fundit.
Bëhet fjalë për portierin Arlis Shala, i cili ka nënshkruar kontratë trevjeçare, shkruan portali arbresh.info.
20-vjeçari më herët ishte pjesë e Luftëtarit, duke qenë titullar i padiskutueshëm për gjashtë muaj.
Transferimin e tij e ka konfirmuar Llapi përmes një postimi në Facebook.
“Zyrtare: Arlis Shala përforcon Llapin
Podujevë, 12 gusht 2020 – KF Llapi njofton për marrëveshjen 3 vjeçare të arritur me portierin nga Durrësi, Arlis Shala.
Portieri i gjatë 1.96 m, reprezentues i Kombëtares së Shqipërisë për grupmoshat U17, U18, U19, U20 si dhe Kombëtares “A”, nga dita e sotme do vijoj të jetë pjesë e Llapit për 3 vitet e ardhshme.
Shala, 20 vjeçar i lindur më 26.07.2020 në Durrës, ka qenë pjesë e klubeve: KF Teuta (2010-2018), FC Cesena (2018), FC Besa Kavajë (2018), FC Flamurtari Vlorë (2019/20) si dhe së fundmi tek FC Luftëtari, ku për 6 muaj ishte titullar i padiskutueshëm.
Pas paraqitjeve të mira me Luftëtarin, ku si 20 vjeçar ishte titullar, Kombëtarja “A” e Shqipërisë e udhëhequr nga trajneri Edi Reja e ftoi në grumbullim tre ditor, për datat 6,7 dhe 8 korrik 2020.
Paç suksese në edicionin e ri Arlis”, ka shkruar Llapi në faqen zyrtare në Facebook./arbresh.info.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/pcb.10158498282527243/10158498262997243/?type=3&theater
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...