Robert Lewandowski ka nënshkruar një kontratë të re katër vjeçare, ka konfirmuar Bayern Munichu.
Lewandowski, i cili shënoi pesë gola brenda dy ndeshjeve në Bundesliga këtë sezon, ka vendosur për të ardhmen e tij duke vazhduar qëndrimin te klubi aktual deri më 2023, transmeton portali arbresh.info.
Pra, 31-vjeçari do të shpenzojë gjithë karrierën e tij në Allianz Arena pasi siguroi pozitën si njëri nga sulmuesit më të mirë në botë pas transferimit në vitin 2014 nga rivali në Bundesliga – Borussia Dortmundi.
Kontrata e re nga Lewandowski është vazhdim i asaj paraprake për dy vite dhe sulmuesi është i kënaqur që ka vendosur lapsin në marrëveshjen e re.
https://twitter.com/FCBayernEN/status/1167084572791758848
“Bayerni është bërë shtëpia ime sportive”, ka thënë sulmuesi për faqen zyrtare të klubit. “Përveç kësaj, familja ime dhe unë jemi të lumtur dhe të vendosur në Munich”
“Jam i bindur se do të arrijmë shumë gjatë viteve të ardhshme. Bayerni është njëri nga tri klubet më të mëdha në botë dhe ne kemi një skuadër të mrekullueshme. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, përfundon Lewandowski./arbresh.info/
https://twitter.com/brfootball/status/1167079714181324800
Balla ngushëllon familjarët e viktimave të aksidentit në Rum...
Slot: Liverpool po vuan nga mungesa e balancimit
Vdes nxënësi i vogël që ra në lumin e Gadimes
Keijsi përjashtohet me zarf të zi nga shtëpia e Big Brother ...
Shkëmbi 4 km rrëzohet në Sicili, mbi 1,000 persona evakuohen
Zarfi i parë i zi në shtëpi/ Bullizim dhe dhunë psikologjike...