Tammy Abraham ka vazhduar kontratën me Chelsea.
Sulmuesi anglez, Abraham, do të jetë pjesë e skuadrës së Chelsea deri në vitin 2023, përcjell lajmi.net.
Mediet angleze, por edhe vet Frank Lampard, bëjnë të ditur se lojtari do të vazhdojë qëndrimin e tij. Krejt kjo pas klauzolës së veçantë që anglezi ka në kontratë.
Kjo klauzolë u aktivizua sapo lojtari arriti 15 gola në sezon, dhe ka të bëjë me afatin e kontratës, që normalisht do të skadonte në vitin 2022.
Lojtari tashmë ka 16 gola këtë sezon dhe Chelsea frymon më lirshëm, pasi do ta kenë lojtarin së paku edhe për një vit më shumë.
Lampard ka thënë se kjo do ta ndihmojë shumë yllin anglez, pasi ai është i etur për të shënuar gola.
Abraham ka qenë një nga befasitë më të këndshme te Chelsea këtë edicion dhe zgjatja e kontratës së tij është lajm i mirë për tifozët e skuadrës.
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit