Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës në Volejboll tek femrat, Lorik Ilazi, ka bërë publike listën prej 20 lojtareve, të cilat i ka ftuar për grumbullimin e radhës.
Kosova nga 31 maj deri më 4 qershor të këtij viti, do të bëjë gara në grupin C, të raundit të dytë kualifikues.
Vashat tona do të bëjnë gara me Bullgarinë, Malin e Zi, Turqinë, Zvicrën dhe Rumaninë.
Kualifikimet e grupit C, për botërorin “Tokio 2018″ do të zhvillohen në Sofje të Bullgarisë, ndërsa ndeshjen e parë do ta zhvillojë ndaj Turqisë më 31 maj, në 15:00.
Lista e volejbollisteve
Blinera Jaha (Drita), Drenusha Asllanaj (Prishtina Volej), Zyla Kadriu (Skenderaj), anësore: Anyla Kryeziu (SHBA), Dhurata Sylemajni (Kastrioti), Entella Muqolli (Prishtina Voley), Florentina Deliu (Skenderaj), Nazmije Ibrahimi (Kastrioti), Rukije Muja (Drenasi), Sherife Behrami (Skenderaj), qendër: Arbenita Bilalli (Francë), Bleona Kadriu (Skenderaj), Egzona Geci (Skenderaj), Elvira Bajraktari (Skenderaj), Fjolla Shabani (Prishtina Voley), Ronita Leka (Drita), libero Adelajda Prenga (Drita), Albulena Behrami (Skenderaj) dhe Fjolla Hyseni (Drita).
Moska nxjerr pamjet e sulmit ndaj rezidencës së Putin
6 të lënduar nga mjetet piroteknike, njëri prej tyre rëndë
“Ora e Fundit” për Trafikantët, Policia e Kosovës sekuestron...
Liderët botërorë urojnë Vitin e Ri
Oficerët doganorë në detyrë gjatë natës së ndërrimit të vite...
OVL UÇK: 2026-ta qoftë vit shprese dhe uniteti për mbarë kom...