Al Hilal edhe zyrtarisht ka njoftuar nënshkrimin me Karim Benzeman, i cili ka nënshkruar ekipin për një periudhë njëvjeçare e gjysmë.
Ai u largua nga Al Ittihad pas mosmarrëveshjeve që pati për rinovimin e kontratës dhe tashmë do ta vesh fanellën e një prej gjigantëve më të mëdhenj në Arabinë Saudite, shkruan Arbresh.info.
Para Al Ittihad, Benzema ka luajtur për Real Madridin. Përgjatë karrierës së tij ai ka fituar 34 trofe.
Me Real Madridin, ai ka triumfuar në pesë Kupa të Botës për Klube, pesë tituj të Ligës së Kampionëve, si dhe katër tituj të La Ligës. Ndërkohë, me Lyonin ka fituar katër tituj të Ligue 1.
Në arenën ndërkombëtare, Benzema ka zhvilluar 97 ndeshje me Kombëtaren e Francës, duke fituar Ligën e Kombeve të UEFA-s dhe duke marrë pjesë në Kupën e Botës.
Në aspektin individual, sulmuesi francez ka fituar çmimin prestigjioz Topi i Artë, si dhe çmimin Lojtari më i Mirë i Evropës nga UEFA./Arbresh.info
French star Karim Benzema joins Al-Hilal 💙🇫🇷
— AlHilal Saudi Club (@Alhilal_EN) February 2, 2026
Si i fitoi Besiktas plotë 8 milionë euro brenda dy ditësh me...
Portugalia planifikon të ndalojë rrjetet sociale për persona...
Tre trajnerët që mund ta zëvendësojnë Guardiolën te City, në...
Vala e fortë e të ftohtit, 13 të vdekur në Nju Jork nga hipo...
LDK prish koalicionin me VV-në në Mitrovicë
Interesi në rritje për rajonin, Trump pritet të vizitojë Gre...