ZYRTARE: Jeronimo Sarin merr drejtimin e Yllit

12:09 | 2 Dhjetor 2025
D.H

Trajneri i mirënjohur, Jeronimo Sarin ka marrë drejtimin e Golden Eagle Yllit.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi suharekas nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.

“Sarin vjen për të sjellë energji të re në parket dhe për t’i dhënë skuadrës një drejtim të fortë drejt objektivave të mëdha të këtij sezoni”, shkruan ndër të tjera klubi në njoftim.

Sarin ka drejtuar Vëllaznimin nga sezoni i kaluar deri pak xhiro më parë, ku ka fituar edhe trofeun e Ligës Unike me këtë klub, i cili ishte i pari pasi 29 vitesh për gjakovarët.

Ai më parë ka udhëhequr edhe klube tjera në Kosovë si Sigal Prishtina, Peja e Bashkimi.

Ndërkohë karrierë ka ndërtuar edhe në Kroaci, Belgjikë, Turqi, Hungari e vende tjera të njohura evropiane.

Tek Ylli ai e pason Fotis Takianosin i cili u largua pas një serie të dobët rezultatesh./Arbresh.info

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme