Mbrojtësi i Liverpoolit, Jarell Quansah ka kompletuar transferimin e tij tek skuadra gjermane, Bayer Leverksen.
Lajmin e ka bërë të ditur Leverkuseni përmes një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan Arbresh.info.
Quansah ka kaluar nëpër të gjitha grupmoshat e Liverpoolit dhe ka regjistruar gjithsej 58 paraqitje, ku ka shënuar tri gola, si dhe ka fituar titullin e Premier League dhe Carabao Cup me “The Reds”.
Debutimin në ekipin e parë e bëri në gusht të vitit 2023 nën drejtimin e Jürgen Klopp.
Në sezonin e fundit, ai luajti në 25 ndeshje, prej të cilave 13 në Premier League, duke kontribuar në suksesin historik të titullit të 20-të kampion./Arbresh.info
“Më dhemb shpirti, do ta kem të vështirë të rikuperohe...
Si reaguan kandidatët të cilëve iu hoqën më së shumti vota n...
A do e marrë Groenlandën me forcë? Si përgjigjet Presidenti ...
Ekzekutoi Elton Çiçon brenda lokalit në ish-Bllok, kush ësht...
E kryer, Ter Stegen do të huazohet tek Girona
Hamza mbledh kryetarët e degëve: Zgjedhjet e brendshme në PD...