Zyrtare: Interi prezanton Mirandan

19:14 | 1 Korrik 2015
M. A.

Interi ka prezantuar zyrtarisht lojtarin e ri Joao Miranda.

Qendërmbrojtësi brazilian dje kreu testet mjekësore dhe tani është konfirmuar zyrtarisht nënshkrimi i tij.

“Interi është i lumtur të njoftojë se janë nënshkruar marrëveshjet për transferimin e Joao Mirandas nga Atletico Madridi”, thuhet në njoftimin e Interit.

“Unë jam shumë i lumtur të njoftoj se tani jam edhe zyrtarisht një lojtar i Interit. Dua të falënderoj klubin dhe fansat për ngrohtësinë që kanë treguar në pritjen time në Milano. Unë do të mundohem të rikthej Interi, me gjithë forcën dhe profesionalizmin tim”, ka thënë Miranda.

Shpërndaje në rrjete sociale