Pas disa largimeve e disa vazhdime të bashkëpunimeve, Llapi ka filluar edhe të afrojë lojtar për edicionin e ri.
Skuadra e drejtuar nga Tahir Batatina ka transferuar lojtarin Hasan Hyseni, i cili së fundmi ka luajtur për Feronikelin ’74, shkruan Arbresh.info.
Lajmin e ka bërë të ditur skuadra llapjane përmes një postimi në rrjetin social Facebook.
Me Niklin sezonin e kaluar u paraqit 30 ndeshje, duke realizuar gjashtë gola dhe dhuruar dy asistime.
Gjatë karrierës së tij, Hyseni ka mbrojtur ngjyrat e disa klubeve të njohura në futbollin vendor, si Prishtina, Trepça ’89, Malisheva dhe Drenica, duke dëshmuar vazhdimisht cilësitë e një sulmuesi të rrezikshëm dhe të shpejtë./Arbresh.info
Fejohet vajza e Jakup Krasniqit, kërkesa e dorës u bë te bab...
A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Lima...
Kjo është gjendja shëndetësore e policit të plagosur në Shqi...
Parashikimi i motit për të martën
Arsenali me fitore minimale, titulli i Ligës Premier më afër...
Masakër në Turqi/ 17-vjeçari hyn në restorant dhe vret me ar...