ZYRTARE: Grealish huazohet tek Evertoni për edicionin 2025/26

17:49 | 12 Gusht 2025
D.H

Everton ka kompletuar transferimin në formë huazimi të futbollisti anglez Jack Grealish.

Ai do të jetë pjesë e klubit deri në fund të sezonit 2025/26 dhe do të mbaj në fanellë numrin 18, shkruan Arbresh.info.

Grealiash iu bashkua Cityt në vitin 2021 nga Aston Villa me një shifër rekord të transferimit.

Sa ishte pjesë e Cityt ai luajti 157 ndeshje dhe realizoi 17 gola e 23 asistime. Si dhe fitoi tri herë radhazi Ligën Premier.

Pas nënshkrimit ai foli për evertontv, ku u shpreh i lumtur me transferimin e tij, dashurinë që mori nga fansat si dhe arsyen e zgjedhjes së numriy 18.

“Jam shumë i lumtur që kam nënshkruar për Everton – Është shumë e rëndësishme për mua, sinqerisht. Ky është një klub i shkëlqyer, me tifozë të shkëlqyer.”

“Sapo fola me trajnerin, e dija që kishte vetëm një vend ku doja të shkoja. Në rrjetet sociale, kam marrë mesazhe nga mbështetësit e Evertonit, kështu që ekziston edhe ajo anë e saj dhe kjo është një arsye tjetër pse zgjodha Evertonin.”

“Dua t’u them faleminderit tifozëve për të gjitha mesazhet që kam marrë deri më tani. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe mbështetjen. Shpresoj t’jua shpërblej tani dhe jam i sigurt se do ta bëj.”

“Ka një arsye për [zgjedhjen e numrit 18],” shpjegoi ai. “Kishte edhe numra të tjerë, por dy lojtarët e mi të preferuar anglezë janë Ëayne Rooney dhe Paul Gascoigne dhe e di që të dy kanë veshur numrin 18 këtu.”

“Kam folur me Wayne [Rooney] para se të vija këtu dhe ia përmenda këtë – për numrin 18 – kështu që shpresoj që edhe ai të jetë i lumtur”, tha ai ndër të tjera./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme