Zyrtare: Gjilani nënshkruan me mesfushorin Qëndrim Dautaj

11:18 | 26 Qershor 2019
Arbresh.info

Qëndrim Dautaj është futbollisti më i ri i Gjilanit. Lojtari është emër i njohur në futbollin kosovar, ku tek ekipi gjilanas u transferuar pas një edicioni të kaluar tek Ferizaji.

Në fakt, ky është një rikthim në skuadrën e Gjilanit pasi që më parë ishte pjesë e “Skifterave”, ku për një stinor kishte mbrojtur ngjyrat e ekipit kuqebardhë.

Futbollisti i lindur në Deçan, karrierën e nisi në vendlindje me skuadrën e Deçanit, ku dhe u afirmua në futbollin e Kosovës.

LEXO EDHE: Nuk ndalet Gjilani, transferon edhe një lojtar

Ai ka veshur fanellat edhe të disa skuadrave të tjera duke përfshirë të Besës së Pejës, Flamurtarit, Llapit e Ferizajit, skuadër nga e cila u transferua në ekipin e Gjilanit.

Ndryshe, në edicionin e fundit shënoi gjashtë gola dhe i ndihmoi shokët me katër asistime, me ç’rast ishte edhe ndër mesfushorët më produktiv në IPKO Superligën e Kosovës.

Shpërndaje në rrjete sociale