Erdon Daci prej sot edhe zyrtarisht është një futbollist i ri i skuadrës turke të Konyaspor. Ai me këtë skuadër ka nënshkruar kontratë tre vjeçare, ndërsa në një prononcim për “infOSport.mk” thotë se është tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të kësaj skuadre.
“Jam tepër i kënaqur me kushtet e ofruara nga ana e drejtuesve të Konyaspor. Kushtet janë fenomenale. E imja është që të punojë dhe sa më shpejt të arrijë në formacionin e parë të Konyasporit. Besoj se me ndihmën e Zotit ky transferim te kjo skuadër do më hap rrugët për të bërë edhe ndonjë hap më të madh në karrierën time. Ky është vetëm fillimi” – u shpreh enkas për “infoSport.mk” futbollisti i talentuar shkupjan, Erdon Daci.
Ai po stërvitet me ekipin e parë, ndërsa për shkak moshës së re ai fillimisht do të luaj me ekipin B, përmes së cilit do të kërkoj që të bind trajnerin Akcay Mustafa Resit.
19-vjeçari Daci te Konyasporit transferohet nga skuadra e Vardarit, ndërsa në transferimin e tij te skuadra turke kishte ndërmjetësuar menaxheri i njohur turk që jeton dhe vepron në Belgjikë, Bekir Tetik, ndryshe një ndër menaxherët kryesor te skuadra e njohur e Anderlehtit.
Ndryshe Daci me futboll kishte filluar që të merret që nga mosha 6-vjeçare kur ishte shkruar në shkollën e Vardarit, te e cila skuadër kishte kaluar të gjitha grup moshat, deri në ekipin e të rinjve, me të cilët kishte marrë pjesë në ndeshjet kualifikuese për Ligën e Kampionëve Evropian.
Ai gjithashtu është pjesë edhe e përfaqësueses së Maqedonisë U19, ndërsa së shpejti pritet që të marrë ftesë edhe nga ana e trajnerit Bllagoja Milevski, për t’iu bashkuar përfaqësues shpresa, që i nisi mjaft mirë eliminatoret për Evropianin e vitit 2019-të, duke mundur Armeninë në transfertë me rezultatin 3:0.

Haxhiu nis ditën me ecje në Gërmi me aktiviste dhe kandidate...
Amir Rrahmani shënon gol të bukur me kokë për Napolin
Hapet konkursi për 50 zyrtarë korrektues në Shërbimin Korrek...
Para Jose Mourinhos, Realit i ofrohet mundësia për të transf...
‘Si kolona zanore e një filmi’, Associated Press rendit Shqi...
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...