Fisnik Asllani është transferuar zyrtarisht te Elversberg në formë huazimi nga Hoffenheimi.
Klubi që garon në Bundesliga 2 bëri të ditur se sulmuesi shqiptar do të jetë i huazuar deri në fund të sezonin 2024/25.
“Fisnik Asllani do të veshë fanellën e SVE në sezonin e ri”, thuhet fillimisht në njoftimin e tyre.
“Sulmuesi 21-vjeçar kalon nga TSG Hoffenheim te Kaiserlinde për një vit në formë huazimi”.
Asllani është tashmë pjesë e Kosovës, derisa iu bashkua para shtatë muajsh ekipit Dardanë.
Shpresojmë që sulmuesi të kalojë nëpër një super formë te skuadra e Elversberg, duke ndihmuar kështu edhe Kombëtaren tonë më pas./Telegrafi/
“U larguam sapo dëgjuam raportimet e para”/ Mbërrin në Mbret...
Osmani: Vendin në këtë situatë e sollën njerëz të papërgjegj...
Osmani: Sot ftohen liderët partiakë për konsultime për datën...
Osmani: Kam dekretuar shpërndarjen e Kuvendit, vendi shkon n...
Sekretari amerikan i Mbrojtjes: Sulmet amerikane ndaj Iranit...
Presidentja Osmani mban konferencë