Marouane Fellaini ka finalizuar transferimin prej 10 milionë funta nga Manchester United te klubi në Superligë të Kinës – Shandong Luneng.
Fellaini besohet të ketë nënshkruar një marrëveshje tri vjeçare që do t’i siguroj atij thuajse 30 milionë funta gjatë qëndrimit në Kinë, transmeton portali arbresh.info.
Reprezentuesi belg iu bashkua United në vitin 2013 për një tarifë prej 27 milionë funta nga Evertoni duke ndjekur trajnerin David Moyes nga klubi në Goodison Park në Old Trafford.
Fellaini vazhdoi të jetë pjesë e skuadrës së United nën udhëheqjen e Louis van Gaalit dhe Jose Mourinhos, por qysh pas arritjes së Ole Gunnar Solskjaerit në dhjetor si zëvendësues i Mourinhos, ai ka bërë vetëm një paraqitje në Premierë Ligë.
Fellaini largohet nga United duke fituar nga një herë trofetë si FA Kupa, EFL Kupa dhe Evropa Ligën./arbresh.info/
https://twitter.com/ManUtd/status/1091359161961586689
Ikonat e futbollit në një vend, Ronaldinho, Kaka dhe Adriano...
IQMT rrit kontrollet dhe konfiskon produkte jashtë standarde...
Arrestohen tre persona të dyshuar për vjedhje në Prishtinë
Plani operativ “Stop Drogave” në Prishtinë/ Arrestohen 8 per...
Nafta në Kosovë me çmim të njëjtë si dje
Mbi 1,700 gjoba në një javë në rajonin e Ferizajt, policia k...