Mesfushori spanjoll Cesc Fabregas edhe zyrtarisht i është bashkuar Monacos nga Chelseat të premten.
Monaco ka njoftuar në Tëitter se e ka transferuar spanjollin, i cili do të ribashkohet me ish-bashkëlojtarit e vet te Arsenali, Thierry Henryn, i cili u emërua trajneri i gjigantit francez muajin e kaluar, raporton Gazeta Express.
Sipas mediave franceze, Fabregas ka nënshkruar kontratë trivjeçare e gjysmë me Monacon.
31-vjeçari e lujati ndeshjen e fundit për Chelsean ndaj Nottingham Forestit në rundin e tretë të FA Cup, si dhe e barti shiritin e kapitenit për të kaltrit.
Pasi iu bashkua Chelseat nga Barcelona në vitin 2014, Fabregas i kaloi katër sezone e gjysmë me të kaltrit, duke i fituar dy tituj të Premierligës, një titull të FA Cup dhe një të League Cup.
Annonce Fabregas pic.twitter.com/JW2TWJJqBr
— AS Monaco ?? (@AS_Monaco) January 11, 2019
Aksion në tërë Kosovën për inspektimin e çmimeve të derivate...
BE: Keqardhje për zhvillimet e fundit
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja