Llapi ka konfirmuar se e ka vazhduar kontratën me qendërmbrojtësin Elvis Prençi.
Prençi këtë edicion ka bërë më së shumti paraqitje për edicionin 2019/20 duke bërë 32 paraqitje, shkruan portali arbresh.info.
Llapi përmes një njoftimi ka konfirmuar se Prençi e ka vazhduar edhe për një vit.
“Zyrtare: Elvis Prençi ‘blindohet’ nga Llapi, vazhdon kontratën edhe për 1 vit
Prençi është futbollisti me më së shumti paraqitje këtë edicion(32 gjithsejt)
Podujevë, 27 korrik 2020 – KF Llapi ka ‘blinduar’ edhe për një edicion tjetër qendërmbrojtësin, Elvis Prençi, i cili do vazhdoj të mbroj ngjyrat e klubit edhe në edicionin e ri 2020/21.
Duke parë rëndësinë e tij për skuadrën dhe kontributin që jep në fushën e lojës, klubi menjëherë ka finalizuar marrëveshjen me Prençin, njërin prej futbollistëve kryesor të klubit.
Prençi tashmë një vit e gjysmë nga ardhja në Llap ka qenë i pazëvendësueshëm, ndërsa në edicionin 2019/20 ka zhvilluar gjithsejt 32 paraqitje(31 kampionat/1 kupë) për Llapin duke realizuar edhe 1 gol.
Paç suksese në edicionin e ri Visi”, ishte shkruar në faqen zyrtare të Llapi-t./arbresh.info.
https://www.facebook.com/KFLlapi/photos/pcb.10158454321692243/10158454305462243/?type=3&theater
Tërmet i fortë në Greqi, lëkundjet ndihen dhe në jug të Shqi...
8 Marsi – shënohet Dita Ndërkombëtare e Gruas
Verifikohet respektimi i afatit tremujor për veturat me targ...
Irani shkatërron sistemin kryesor të radarëve mbrojtës të SH...
Moti sot me diell, temperatura arrin në 16 gradë
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...