Dukagjini skuadra e sapongjitur në IPKO Superligën e Kosovës, ka zyrtarizuar emrin e trajnerit të ri.
Bëhet fjalë për një emër të njohur i cili do të drejtojë Dukagjinin në sezonin 2019-2020.
I përzgjedhur i drejtuesve të klubit, është Xhengis Rexhepi, ish-ndihmëstrajneri i Sivassporit në Turqi dhe aktualisht ndihmëstrajner te përfaqësuesja e Maqedonisë së Veriut.
Rexhepi i cili gjatë sezonit 2018-2019 drejtoi për një periudhë të shkurtër Llapin, ka nënshkruar për 2 vite me Dukagjinin dhe pritet të jetë vlera e shtuar e skuadrës së sapongjitur në Superligë që do të përforcohet gjithashtu me lojtarë cilësorë për të mos e diskutuar mbijetesën në elitën e futbollit kosovar.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...