Drita vazhdon të përforcohet në afatin kalimtar të verës, duke synuar të krijojë një skuadër të fortë për sezonin e ri.
Klubi gjilanas sot ka prezantuar transferimin e ri.
Drita ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e Feronikelit, Fidan Gërbeshi.
Palët kanë arritur marrëveshje 1-vjeçare, njofton faqja zyrtare e Dritës.
Bardhekaltërit presin që Gërbeshi ta krijojë me Limanin dyshen e mbrojtjes për sezonin e ri.
“Ju njoftojme qe kemi arritur marveshje 1 vjeqare me njerin nder qendermbrojtsit me te mire ne Kosove , Fidan Gërbeshi”.
“Gërbeshi dhe Limani pritet te jene tandem ne qendren tone per kete stinor”, thuhet në njoftimin për shtyp.

A funksionon vërtet vitamina C për trajtimin e ftohjeve?
Imzot Arjan Dodaj: Të ecim me gëzim dhe shpresë përballë çdo...
Përfundon stinori vjeshtor në Shqipëri, Egnatia në krye të t...
Përmirësohet cilësia e ajrit në Prishtinë
Një i vdekur dhe 10 të plagosur nga një sulm rus
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim