AC Milan edhe zyrtarisht ka njoftuar transferimin e mbrojtësit belg Koni De Winter.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook të klubit kuqezi, shkruan Arbresh.info.
Belgu ka nënshkruar një kontratë pesë vjeçare me ‘Rosonerët’ e cila e mban të lidhur deri në vitin 2030.
23-vjeçari dy sezonet e fundit u paraqit tek Genoa, ku pati paraqitje të jashtëzakonshme. Përveç se ishte shtylla e mbrojtjes së klubit, ai realizoi edhe tri gola.
Në sezonin 2022/23 luajti për Empolin, ndërsa karrierën e ka nisur tek grupmoshat e Juventusit.
Belgu tek Milani do ta bart numrin 5 në fanellë./Arbresh.info
Njohësit e sigurisë: Forcimi i ushtrisë, i pashmangshëm në k...
Izraeli ka goditur mbi 200 objektiva në Iran në 24 orët e fu...
Liverpool synon rikthimin ndaj Galatasaray, publikohen forma...
Goditet kryeqyteti i Arabisë Saudite, shpërthime në infrastr...
“Referët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe profesionalizëm” ...
NATO: Ngushtica e Hormuzit duhet të hapet sërish