David Luiz ka nënshkruar një kontratë të re dy vjeçare te Chelsea duke vazhduar qëndrimin në Stamford Bridge deri më 2021.
Marrëveshja e 32-vjeçarit do të skadonte në fund të sezonit, por ai tashmë ka rinovuar kontratën e tij, transmeton portali arbresh.info.
Braziliani ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në skuadrën e Maurizio Sarrit këtë sezon duke bërë 47 paraqitje brenda të gjitha kompeticioneve deri tani.
Ai gjithashtu ka një shans për të përfunduar sezonin me një trofe për shkak se Chelsea luan kundër Arsenalit në finalen e Evropa Ligës më 29 maj.
“Jam shumë i lumtur këtu dhe që kam këtë mundësi për të vazhduar qëndrimin”, ka thënë fillimisht Luiz.
“E dua këtë klub dhe kam ende ambicie si një lojtar i ri”
“Do të thotë shumë të arrish në një tjetër finale evropiane dhe ne do të kemi mundësinë për të përfunduar edhe në top treshe në Premierë Ligë këtë sezon dhe unë do të vazhdojë që të jap më të mirën”, përfundon Luiz./arbresh.info/
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit
Klodi me pëlqim për Benitën?
LVV-ja konfirmon dëmtimin e varrit të Astrit Deharit: Jemi n...
Afati i sotëm për tërheqje nga gara zgjedhore, Cakolli: KQZ ...
S’ka pajtueshmëri për votat me postë, KQZ shkon në pauzë
Indonezi: Mbi 900 të vdekur nga përmbytjet, rreziku i urisë ...