Mbrojtësi brazilian Dante, i ka dhënë fund aventurës së tij në Bundesligë dhe është transferuar në kampionatin francez.
Pas vetëm një viti në Wolfsburg, ish-mbrojtësi i Bayern Munichut, Dante i është bashkuar skuadrës franceze Nice, njofton klubi i Ligue 1.
32-vjeçari ka kryer testet mjekësore të hënën në mbrëmje derisa sot është prezantuar si futbollist i skuadrës franceze, transmeton KosovaPress.
Ende nuk është bërë e ditur shuma të cilën Nice e ka paguar për lojtarin, por ai pritet që të debutojë këtë fundjavë në përballjen me Lille.
Gjykata cakton një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për kri...
Mësohen katër ekipet gjyësmëfinaliste në Ligën e Europës
Dyshimet për bombolë gazi bien poshtë, vijojnë hetimet për t...
Netanyahu pranon armëpushimin – por thotë se trupat iz...
Parashikimi i motit për të premten
Braga e shokon Betisin, kualifikohen në gjysmëfinale