Njëri nga yjet e Kampionatit Botëror në Rusi, Danijel Subasic, i ka dhënë fund karrierës me skuadrën kombëtare.
Portieri i Monacos, Danijel Subasic ka ndjekur hapat e Mario Mandzukicit dhe Vedran Corlukas duke i dhënë fund karrierës së tij te Kroacia pas nëntë viteve, transmeton portali arbresh.info.
“Ne kemi luajtur me nder dhe krenari në çdo ndeshje. Unë jam një lojtar i lumtur që ka përfaqësuar vendin e tij”, ka thënë Subasic.
33-vjeçari debutoi te skuadra e tij kombëtare në nëntor të vitit 2009.
Ai ishte pjesë e skuadrës në Kampionatin Evropian 2012 dhe Kampionatin Botëror 2014, por u bë bartës i fanellës me numër një pas pensionimit të Stipe Pletikos në Kampionatin Botëror 2016./arbresh.info/
????#HvalaSuba#BeProud #Croatia #Family #Vatreni? pic.twitter.com/wQ2zJjUUKJ
— HNS (@HNS_CFF) August 15, 2018
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës