Drenica përmes një njoftimi zyrtar në rrjetet sociale ka bërë me dije se ka marrë fund bashkëpunimi i tyre me trajnerin Bylbyl Sokoli.
Nga klubi kanë thënë se ndarja ka ndodhur me mirëkuptim të plotë dhe në një frymë korrekte dhe respekt profesional.
Mbetet të shihet gjatë ditëve në vazhdim se kush do të jetë i përzgjedhuri nga kryesia e Drenicës për ta pasuar Sokolin në stol.
Njoftimi i plotë i Drenicës:
FC Drenica njofton opinionin se bashkëpunimi me Prof. Bylbyl Sokolin ka përfunduar në mirëkuptim të plotë dhe në frymën më korrekte të respektit profesional.
Klubi e falënderon sinqerisht Profesor Sokolin për të gjithë kontributin e dhënë, nga rikthimi në Superligë deri te puna e tij këtë sezon në komponimin dhe përgatitjen e skuadrës. Kontributi i tij mbetet i vlerësuar nga drejtuesit, futbollistët dhe çdo njeri që e do FC Drenicën.
Profesor Sokoli do të mbetet gjithmonë pjesë e historisë sonë dhe do të ketë respektin më të lartë nga klubi dhe komuniteti.
FC Drenica vazhdon përpara me qartësi, profesionalizëm dhe objektiva të mëdha.
Klubi ynë është i përkushtuar të ndërtojë një projekt serioz, afatgjatë dhe me ambicie të qarta për të çuar Drenicën në arenën europiane./Telegrafi/
Aksidenti hekurudhor në Spanjë, Kurti: Mendimet tona janë me...
Osmani: Kosova qëndron në solidaritet me popullin e Spanjës
Tensionet SHBA-Iran mbeten të larta, teksa Teherani kërcënon...
Hapet afati për subvencione në blegtori dhe akuakulturë për ...
Fenerbahce ofron zyrtarisht miliona për Muriqin, e ardhmja e...
Hakohet televizioni shtetëror i Iranit, thirrje ushtrisë të ...