Paris Saint-Germain e ka konfirmuar marrëveshjen me ish portierin e Juventusit, Gianluigi Buffon, si transferim i ri.
Klubi ka lëshuar një komunikatë për media ku thuhet se Buffon ka nënshkruar kontratë njëvjeçare me mundësi për një vit tjetër.
“Për herë të parë në karrierën time, po largohem nga vendi im, për një projekt ambicioz, që ma bëri të lehtë që ta marr këtë vendim”, ka thënën Buffon.
https://twitter.com/PSG_inside/status/1015279235458625537?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1015279235458625537&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fzyrtare-buffon-kalon-te-psg%2F
Ai ka falënderuar presidentin për besimin, ndërsa shtoi se me shokët e ekipit të ri e presin edhe shumë gëzime.
Veterani largohet nga Juven pas 17 vitesh, ku zhvilloi 655 ndeshje, duke e fituar nëntë herë titullin.
Ai po ashtu ka 176 paraqitje për Italinë, duke e fituar edhe Kupën e Botës.
Buffon, në janar mbush 40 vjet dhe do të luftojë për një pozitë në portë e portierë si Alphonse Areola dhe Kevin Trapp. /Telegrafi/
Trump reagon sërish: SHBA-së i duhet Greonlanda për sigurinë...
Benita refuzon të lë shtëpinë, pavarësisht që nëna ia kërkoi...
Alexander Isak iu nënshtrua një operacioni pasi theu këmbën,...
Katër të lënduar në protestën e mbrëmshme në Tiranë
Zhduket një vajzë në Junik, policia nis hetimet
“Derisa ishte në banesë, iu përkeqësua gjendja”: Policia jep...