Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli ka nxjerrë të mërkurën vendim për ndalimin e menjëhershëm të betonimit të shtretërve të lumenjve në gjithë Kosovën.
Sipas njoftimit të Ministrisë, përdorimi i betonit eliminon shkëmbimin e ujërave nëntokësore, shkatërron habitatet e florës dhe faunës, si dhe rrit shpejtësinë e rrjedhës, duke shkaktuar rrezik më të lartë nga vërshimet.
“Ky ndalim nuk cenon kontratat ekzistuese, por kërkon përshtatjen e tyre teknike me standardet mjedisore. Duhet të garantojmë që mjetet publike të shpenzohen vetëm në projekte që mbrojnë natyrën dhe rrisin sigurinë e jetës”, u tha në njoftimin e MMPH-së.
Kjo ministri tha se mbrojtja e lumenjve është mbrojtje e jetës, biodiversitetit dhe së ardhmes.
Mbi 123 mijë prindër kanë aplikuar për subvencionimin e teks...
Anulohen seancat e gushtit në rastin Thaçi dhe të tjerët për...
Konjufca: Do të hyjmë në negociata më të thelluara me LDK-në...
Kurti priti në takim Selën, flasin për rrugën Prizren – Teto...
Kosovarët dynden drejt bregdetit shqiptar, fluks i shtuar au...
“Vepra arti, ikona dizajni dhe asgjë më shumë”, ...