Borussia Dortmundi ka finalizuar nënshkrimin me vëllain e ri të Eden Hazardit, Thorganin, duke vendosur lapsin në një marrëveshje pesë vjeçare.
Mesfushori i është bashkuar kampionit të tetëfishtë të Gjermanisë për një tarifë të pazbuluar nga rivali në Bundesliga – Borussia Monchengladbach, transmeton portali arbresh.info.
“Jam shumë mirënjohës për pesë vitet e mrekullueshme të shpenzuara në Borussia Monchengladbach dhe kujtimet e mira do t’i marrë me vete”, ka thënë Hazard mëngjesin e sotëm (e mërkurë).
“Tani ishte koha e duhur për të bërë hapin tjetër në karrierën time. Jam krenar që do të jem në gjendje të luaj për Borussia Dortmundin. Është një top klub me tifozë të mrekullueshëm”
26-vjeçari ka shënuar 13 gola dhe ka krijuar 12 asistime brenda 35 paraqitje këtë sezon te Monchengladbachi./arbresh.info/
https://twitter.com/BlackYellow/status/1131122874511757312/
Trepça fiton dramën ndaj Vëllaznimit, triumfon në çastet e f...
Parashikimi i motit për nesër
Trump pret liderë të Amerikës Latine, shpall koalicionin kun...
Arrestohet personi që sulmoi punëtorin në Ferizaj, ndalohet ...
Përdorimi i ChatGPT për këshilla mjekësore, sa i sigurt ësht...
Ora Verore 2026: Kur ndryshon?