Sulmuesi i Kosovës, Besart Berisha ka rinovuar kontratën e tij te Melbourne Victory.
Marrëveshja e re do të mbajë golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave në A-League te Victory deri në fund të sezonit 2018/19, shkruan portali arbresh.info.
Berisha ka thënë për klubin se kishte një arsye të madhe para vendimit të tij për të vazhduar qëndrimin në klub.
“Besimi që kam në Kevinin, trajnerët dhe klubin ishte një arsye e madhe pse vendosa për të rinënshkruar”, ka thënë Besart Berisha për faqen zyrtare të klubit. “E shijojë sfidën për tu përpiqur që të jem më i miri, klubi dëshiron të jetë më i miri, unë dua të jem më i miri – dua të bëjë histori me këtë klub”
https://www.facebook.com/gomvfc/videos/10150800555594944/
Trajneri Kevin Muscat ishte “i kënaqur” gjithashtu që siguroi futbollistin kosovar edhe për një tjetër sezon.
“Rekordi i Besit flet vetvetiu dhe ne jemi të kënaqur që të mbajmë atë edhe për një sezon tjetër”, ka thënë Muscat. “Kontributi i tij për klubin në tri sezonet e kaluara ka qenë i pafund dhe ne jemi duke shikuar përpara dhe presim shumë gola nga ai në të ardhmen”
Berisha, i cili mban rekordin për më së shumti gola në një sezon të vetëm te Vicotry, ka pasur një ndikim të madh në A-League qysh pasi iu bashkua Brisbane Roar në vitin 2011.
Pasi fitoi dy herë kampionatin A-League me Brisbane ROar, Berisha iu bashkua skuadrës Victory në vitin 2014, duke siguruar një titull në A-League dhe Kupën FFA në vitin 2015./arbresh.info/
https://www.facebook.com/gomvfc/videos/10150508132929944/
Shpërthimi i ‘etheve afrikane të derrave’ në Spanjë mund të ...
Ardian Kastrati i bashkohet AAK-së, garon për deputet
Veç gjashtë parti kanë dorëzuar listat me kandidatë për depu...
“Makazze” shkruan histori, NAVI siguron play-offin
Vdes nëna e kryetarit të Shtimes, Qemaj Aliut
Shaqiri realizon gol në fitoren e Baselit