Bayern Munichu ka konfirmuar se ka nënshkruar marrëveshje të përhershme me Kingsley Coman nga Juventusi.
Reprezentuesi francez ka qenë në formë huazimi te Bayerni që nga fillimi i edicionit 2015-16, transmeton portali arbresh.info. 20-vjeçari ka bërë gjithsej 35 paraqitje gjatë sezonit të parë në ‘Allianz Arena’.
Coman ka shënuar dy herë gjatë 17 paraqitjeve në Bundesliga këtë sezon duke ngjallur interesim të madh te Arsenali dhe Chelsea. Sidoqoftë, spekulimet e tilla janë shuar shpejtë pasi kampioni gjerman ka konfirmuar tani se ka transferuar Coman në formë të përhershme duke i ofruar kontratë deri në qershor të vitit 2020.
“Ai është një lojtar me potencial të madh. Ne jemi të bindur që ai do të jetë i mrekullueshëm dhe do të na ndihmojë në vitet e ardhshme”, tha Karl Heinz Rummenigge, drejtori ekzekutiv i Bayernit.
Coman ka bërë gjashtë paraqitje për Përfaqësuesen e Francës në Kampionatin Evropian gjatë vitit 2016./arbresh.info
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren