Bayern Munichu ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin Sandro Wanger nga rivali në Bundesliga, Hoffenheimi.
Drejtori ekzekutiv i klubit, Karl Heinz Rummenigge ka konfirmuar të mërkurën se marrëveshja ishte afër, por tani Wagner ka finalizuar transferimin në Allianz Arena duke vendosur lapsin në një marrëveshje dy vjeçare e gjysmë, transmeton portali arbresh.info.
Bayern Munichu raportohet se ka rënë dakord për të paguar një shumë prej 12 milionë euro për sulmuesin, i cili kaloi nga akademia e të rinjve dhe debutoi te skuadra kryesore në vitin 2007.
“Me Sandro Wagner ne kemi shtuar një tjetër reprezentues gjerman në Bayern Munich”, ka thënë drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic. “Ne besojmë që Sandro Wenger do të përmirësojë tutje kualitetin e skuadrës sonë me klasin dhe eksperiencën e tij”
Wanger, i cili ka fituar Kupën e Konfederatave me Gjermaninë këtë vit, ka shënuar katër gola brenda 11 paraqitjeve në Bundesliga këtë sezon.
Pas largimit nga Bayern Munichu në vitin 2008, ai iu kaloi te Duisburgu, Werder Bremeni, Kaiserslauterni, Hertha Berlini dhe Darmstadti para se t’i bashkohet Hoffenheimit në vitin 2016.
Ai do të bartë fanellën me numër dy dhe pritet të bëjë debutimin më 12 janar kundër Bayern Leverkusenit./arbresh.info/
Willkommen zurück, #SandroWagner! ✌? #ServusSandro #FCBayern #MiaSanMia pic.twitter.com/VQTepQwo87
— FC Bayern München (@FCBayern) December 21, 2017
Sallahu: Dorëheqja e Osmanit do të ishte e dobishme
Netanyahu urdhëron sulme 48-orëshe ndaj Iranit nga frika se ...
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Integrimi evropian i Kosovës, Zulfaj premton rezultate konkr...
Gjobiten Meta dhe YouTube për varësinë nga mediat sociale
Moti i keq, Kapiteneria e Vlorës ndalon lundrimin e mjeteve ...