Ballkani ka konfirmuar transferimin e Arens Matelit.
Mateli ka nënshkruar kontratë trevjeçare me klubin nga Suhareka.
Komunikata e plotë pa ndërhyrje:
“Mirë se vjen Arens Mateli
Të dashur tifozë
Futboll Klub Ballkani njofton se Arens Mateli është zyrtarisht futbollist i skuadrës sonë. Klubi ynë dhe mesfushori 21-vjeçar kanë arritur marrëveshjen për kontratën 3-vjeçare.
Mateli vjen nga ekipi turk i Akhisarspor, teksa në të kaluarën ka qenë pjesë e Tiranes dhe Kukësit në Shqipëri.
Klubi i Ballkanit i uron mirëseardhje lojtarit 21-vjeçar dhe shumë suksese me fanellën e klubit tonë”, shkruhet në komunikatë.
Dy persona ndalohen në Kaçanik për transport ilegal të druve...
DW: Diaspora hungareze, çfarë do të ndodhë pas Orban?
Një burrë gjendet pa shenja jete në Fushë Kosovë
“Grazie Edi”, Meloni shpërndan postimin e Ramës për marrëves...
Gjiganti anglez me ofertë prej 90 milionë eurosh për Arda Gu...
Ndërron jetë i lënduari nga aksidenti me tren në Klinë