Interi e ka zyrtarizuar transferimin e parë të afatit kalimtar të janarit, duke nënshkruar me Ashley Young nga Manchester United.
Futbollisti anglez i lindur në vitin 1985 vjen nga Manchester United dhe ka nënshkruar një kontratë deri më 30 qershor 2020 me mundësi edhe për një vit tjetër.
Karriera e tij në Ligën Premier ka nisur te Watford, por pastaj u bë blerja më e shtrenjtë e Aston Villa, në vitin 2007.
Sir Alex Ferguson e mori atë te Manchester United në vitin 2011 ku ka luajtur 261 ndeshje, duke shënuar 19 gola.
Young bëhet futbollisti i tretë anglez që vesh fanellën e Interit. Para tij kanë luajtur Gerry Hitchens dhe Paul Ince.
Ashley Young për ekipin kombëtar ka luajtur 39 ndeshje duke shënuar 7 gola, ndërsa te Interit do ta mbaj numrin 15. /Telegrafi/

Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...