Kapiteni i Prishtinës, mbrojtësi Armend Dallku, ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës.
Dallku me 64 paraqitje në Kombëtaren e Shqipërisë dhe 119 ndeshje zyrtare me Prishtinën, 8 gola dhe 7 asistime vetëm në dy sezonet e fundit, do të vazhdoj të jetë shtylla e mbrojtjes bardhekaltër.
Sipas klubit bardhëekaltër ai ka pasur shumë oferta për të ndryshua ambient, por i ka qëndruar besnik klubit.
“Jam shumë i lumtur që kemi arrit marrëveshje me klubin”.

“Duhet theksuar që ana financiare nuk ka qenë elementi kryesor i marrëveshjes, por disa detaje tjera dhe ku shpresojë që kjo marrëveshje do të jetë në dobi profesionale, si për mua, po ashtu edhe për klubin”.
“Besoj shumë se me njerëzit që janë pjesë e klubit, do të bëjnë punë të mirë këtë vit dhe do ta kemi më të lehtë pasi që veç jemi rikthyer në shtëpinë tonë dhe tash na mbetët përgjegjësia neve lojtarëve që adhuruesve, posaçërisht Plisave, t’ju dhurojmë kënaqësi në fitoret tona drejt titullit të kampionit”, ka thënë Armend Dallku.
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...
Policia nis hetim për një vdekje që ndodhi në QKUK
Ushtarakja nga Kosova shpallet më e mira në trajnimin në Abu...
Punime në rrjet, këto vende do të mbesin sot pa rrymë