Real Madridi ka njoftuar se kanë rinovuar për gjashtë vite me portierin Andriy Lunin.
Kishte dyshime të mëdha sa i përket të ardhmes së 25-vjeçarit, por ai kishte dhënë dritën e gjelbër për marrëveshjen javën e kaluar.
Lunin pati paraqitje fantastike sezonin e kaluar duke ndihmuar Real Madridin ta fitojë La Ligan dhe Ligën e Kampionëve.
Megjithatë, ai mbeti sërish zgjedhja e dytë e portës pas rikthimit nga lëndimi të Thibaut Courtois sapo belgu u rikthye në prill.
Me një vit të mbetur në kontratën e tij, ai kishte pezulluar një marrëveshje të re e cila iu ofrua gjatë muajit mars, madje kishte sugjerime se do të largohet nga Spanja.
Comunicado Oficial: renovación de Andriy Lunin.#Lunin2030 | #RealMadrid
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) September 13, 2024
Sidoqoftë, Real Madridi tashmë ka konfirmuar kontratën e re gjashtë vjeçare për reprezentuesin ukrainas, duke e lidhur atë për një periudhë afatgjatë.
Lunin me shumë gjasë nuk do të luajë aq shumë këtë sezon përveç në rast se Courtois lëndohet sërish.
Edhe në Copa Del Rey, Courtois kishte marrë fanellën e titullarit në fazat e saj të fundit gjatë këtyre viteve, por Lunin ka demonstruar vlerën e tij edicionin e kaluar, duke i bërë drejtuesit e klubit që të kenë besim absolut tek ai./Telegrafi/
AAK-ja pezullon zgjedhjet e brendshme
Haxhiu njofton deputetët për dekretin e Presidentes për shpë...
SPAK identifikon 15 persona për trafikun e kokainës nga Kolu...
Flick mund të largohet nga Barcelona, mësohet arsyeja
Më shumë se 200 persona të vrarë në Liban, thotë Ministria e...
KDI kërkon qartësim nga Gjykata Kushtetuese për zhvillimet i...