Andres Iniesta ka njoftuar i është bashkuar skuadrës japoneze Vissel Kobe dhe tani transferimi i tij është zyrtarizuar.
Mesfushori u largua nga Barcelona në fund të sezonit pas 22 viteve të shkëlqyera në qytetin katalunas para se të pranonte nënshkrimin e një kontrate dy vjeçare me klubin në Japoni, transmeton portali arbresh.info.
Kobe aktualisht qëndron në pozitën e gjashtë në J-League pasi ka fituar vetëm gjashtë ndeshje nga 15 të parat e këtij sezoni.
Iniesta do t’i bashkohet ish sulmuesit të Arsenalit dhe Gjermanisë, Lukas Podolskit, në Kobe së bashku me top golashënuesin brazilian Wellington.
Gjatë kohës së tij te Barcelona, Iniesta ka ngritur lartë nëntë tituj në La Liga, gjashtë Kupa të Mbretit, katër Liga të Kampionëve dhe tri Kupa të Botës për Klube. Iniesta ka luajtur ndeshjen e tij të fundit te Barcelona javën e kaluar ku ishte startues në fitoren 1 me 0 ndaj Real Sociedadit./arbresh.info/
Përfundon numërimi i votave në Prishtinë, LVV 48,90 %, LDK 2...
Haradinaj: Kur sovrani flet, të tjerët heshtin
Një 18-vjeçar vritet në Gjakovë, dy të tjerë të lënduar
Daut Haradinaj dorëzon mandatin e deputetit: Urime Ardian Gj...
Raportohet se një person është vrarë në Gjakovë
KQZ shpall rezultatet: LVV 43,03 %, PDK 21.21 %, LDK 17.68 ...