Albian Ajeti është larguar nga Augsburgu për të nënshkruar me skuadrën zvicerane ST. Gallen.
Skuadra zvicerane, ST. Gallen ka njoftuar se ka nënshkruar me sulmuesin 20 vjeçar të Augsburgut, Albian Ajeti, i cili këtë edicion po luan si i huazuar nga skuadra gjermane.
Ajeti pas paraqitjeve të mira ka bindur drejtuesit e skuadrës zvicerane, me të cilën skuadër ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021.
“Që një kohë të gjatë kohë qenë një spekulim, tashmë është zyrtare: Albian Ajeti ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2021 me St. Gallenin”, thuhet në njoftimin e skuadrës zvicerane.
Sulmuesi 20 vjeçar ka luajtur në 20 ndeshje këtë edicion, duke shënuar 9 gola.
Policia me urdhër operativ për zgjedhjet, publikon numrat ku...
Katër të arrestuar pas përleshjeve pranë një qendre imigraci...
Sulm me dron në Sudan, 11 civilë humbin jetën në një treg
Këtu mund të gjeni qendrën tuaj të votimit
Çfarë dokumenti duhet të keni me vete për të votuar sot?
Hapen qendrat e votimit në Kosovë, Radoniqi fton qytetarët t...