Zyrtare: Aguero nënshkruan me Barcelonën

16:19 | 31 Maj 2021
A Z

Sergio Aguero është lojtari më i ri i Barcelonës.

Ai ka nënshkruar sot kontratën me klubin spanjoll, shkruan Gazeta Express

Aguero do të jetë pjesë e Barcelonës për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Ai sot kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën.

Kështu, 48 orë pas dështimit në finale të Champions Leagues, Aguero merr një hap të madh në karrierën e tij.

Pas nënshkrimit, Aguero do të udhëtojë për Buenos Aires ku do të përgatitet me Argjentinën për Copa American.

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale