Sumuesi kosovar Adnan Januzaj është transferuar te skuadra në La Liga, Real Sociedad.
Pas raporteve të shumta javë më parë që reprezentuesi i Belgjikës nuk ka të ardhme te klubi në Old Trafford, Januzaj ka siguruar transferimin te skuadra spanjolle, transmeton portali arbresh.info.
22-vjeçari shijoi një vit të shkëlqyer në Manchester United gjatë sezonit 2013/14 duke shënuar katër herë brenda 35 paraqitjeve për “Djajtë e Kuq” nën udhëheqjen e trajnerit David Moyes.
Adnan Januzaj ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare te Real Sociedadi për një tarifë prej 8 milionë funta.
Manchester United raportohet gjithashtu se ka vendosur në marrëveshjen e tij një klauzolë të riblerjes në rast se karriera e tij ringjallet në Spanjë./arbresh.info
Ongi etorri @adnanjanuzaj!!! #RealSociedad pic.twitter.com/73hk9sqL5f
— Real Sociedad Fútbol (@RealSociedad) July 12, 2017
Good luck to @AdnanJanuzaj, who has left #MUFC to join Real Sociedad. pic.twitter.com/K2SSIXj9e8
— Manchester United (@ManUtd) July 12, 2017
Sami Lushtaku lirohet në procedurë të rregullt, konfirmojnë ...
Hetim për zhdukjen e një personi, arrestohet shefi i policis...
Neuer e vazhdon kontratën me Bayern Munich deri në vitin 202...
Lirohen Amir Lushtaku dhe Bekim Nura, të arrestuar për sulmi...
Raporti i BE-së paralajmëron për rritje të rrezikut terroris...
Sami Lushtaku : I përgjigjem institucioneve për dallim prej ...